Trajneri i Chelsea ka vlerësuar sulmuesin kuqezi, por thekson: Asnjëherë nuk është mjaftueshëm

Mauricio Pochettino e ka përshkruar Armando Brojën si një nga sulmuesit e rinj më premtues të Europës, por kërkon nga sulmuesi kuqezi që tani të punojë më fort dhe të shtyjë veten në kërkim të të tjera arritjeve.

Broja shënoi golin e parë në fitoren 4-0 të “bluve” të Londrës kundër Preston në raundin e tretë të FA Cup.

Sulmuesi shqiptar që duket se ka lënë pas dëmtimin e rëndë në gju, që e detyroi të qëndronte disa muaj jashtë, është sfiduar nga tekniku i bluve të Londrës.

“Ishte me të vërtetë e rëndësishme për të! Ai ka nevojë që të përdorë këto lloj ndesjesh që të shënojë e të përmirësohet. Jo vetëm sa i përket gjendjes fizike, por gjuhën e trupit gjithashtu. Duhet të hedhë hapin e radhës, të lëvizë. Të jetë më pozitiv! Potenciali është i jashtëzakonshëm! Po flasim për një nga sulmuesit më të rinj në Angli dhe Europë me më shumë potencial.  Por problemi është që ai tani duhet të shtyjë veten! Ne do ta ndihmojmë atë që ta kuptojë që asnjëherë nuk është mjaftueshëm.”

Trajneri argjetinas ka një këshillë për Brojën.

“I thashë atij: buzëqesh! Gjithnjë bëjmë shaka se si duhet të buzëqeshë, të rrezatojë më shumë energji pozitive, të jetë një djalosh i gëzuar!”

Çelsi do të mësojë kundërshtarin e raundit të katërt në FA Cup në shortin e së hënës.

Janari do të jetë një muaj me angazhime për 22-vjeçarin, i cili do të ketë hapësirën e nevojshme në sulm, me sulmuesin tjetër Nikolas Xhekson, që është i angazhuar në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Klan News