Kampionët e Francës, Paris Saint German kanë shkarkuar trajnerin Thomas Tuchel. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Tuchel është shkarkuar pas humbjes së një nate më parë me Strasburg me rezultatin 4 me 0.

Në garë për stolin e PSG është, ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino me të cilin drejtuesit e klubit kanë disa ditë që kanë nisur pak ditë më parë.

Ndërkohë mësohet se Tuchel ka mbyllur bashkëpunimin me klubin pasi mori përgjegjësinë për rezultatin zhgënjyes në kampionat.  Zyrtarisht shkarkim i tij nuk është konfirmuar.  

Tuchel mori drejtimin e PSG-së në Qershor 2018, duke fituar dy tituj në kampionat, Kupën e  Francës.

Gjithashtu arriti në finalen e Champions League për herë të parë sezonin e kaluar, duke humbur 1-0 ndaj Bayern Munchen./tvklan.al