Mauricio Poçetino ka mbërritur në Francë të premten dhe këtë të shtunë zyrtarizua si pasardhësi i Tomas Tuchel te PSG.

Trajneri argjentinas nuk drejtonte një skuadër prej Nëntorit të 2019 kur ishte në krye të Totenhamit.

48-vjeçari do të ketë stafin e tij ku në përbërje është edhe i biri Sebastiano, sipas gazetës L’Ekip.

Pritet që të ketë edhe lëvizje në grupin e lojtarëve, ndërsa duhet që nga transferimet klubi të dalë të paktën me 40 milionë Euro plus.

Tv Klan