Mauricio Pochettino ka rinovuar edhe për një tjetër vit me klubin e PSG-së. Trajneri argjentinas ndodhet në “Park de Prince” vetëm prej 6 muajsh, por drejtuesit kanë vendosur që t’i besojnë atij deri në vitin 2023.

Kur ai firmosi me parisienët, kontrata ishte 18 mujore, me mundësinë e shtimit të një tjetër viti. PSG-ja fitoi sezonin e shkuar Kupën e Francës, ndërsa e humbi betejën për titullin kampion kundër, Lille.

Por ndërsa iu gëzua rinovimit, 49-vjeçari mori një lajm që ia prishi disi festën. Një nga sulmuesit më të mirë të Evropës, Kilian Mbappe i komunikoi se ai nuk ka ndërmend që të rinovojë me klubin parisien.

Kontrata 22-vjeçarit i skadon në verën e vitit 2022. Te PSG-ja po përpiqen shumë që ta bindin atë të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit, por francezi dëshiron të largohet dhe të veshë fanellën e Real Madridit.

“AS” raporton se klub parisien nuk ka ndërmend që ta lërë të ikë Mbappe-në me parametra zero, e ndoshta nisur nga kjo dëshirë e tij, Pochetino ka nisur të mendojë për zëvendësuesin.

Klan News