Manchetser United po kërkon me çdo kusht që të mbajë Paul Pogba. Pasi i ofroi rritje të pagës me rinovimin e kontratës, drejtuesit e klubit anglez kërkojnë të joshin francezin me mënyra të tjera. Në një konferencë për shtyp në fazën përgatitore që po zhvillon në Australi, trajneri i ekipit Ole Gunar Solskjaer tha se Pogba është një prej alternativave për tu zgjedhur kapiten në sezonin e ri që do të nisë pas disa ditësh.

“Nuk e kemi vendosur ende. Kemi disa alternativa që do t’i diskutojmë. Me fillimin e sezonit do të bëjmë edhe njoftimin. Paul është një prej këtyre alternativave.”

Ai ka shkuar me tej duke e cilësuar Pogba si një prej lojtarëve më të disiplinuar, profesionistë dhe që nuk ka krijuar asnjëherë probleme, ndryshe nga ç’është raportuar në media. Trajneri tregoi se deri tani Manchester United nuk ka marrë asnjë ofertë nga klube të tjera për të. Sipas tij e gjitha zhurma mediatike vjen për shkak të menaxherëve. Ndërkaq konfirmohet se ekipi u përforcua me mbrojtësin Harry Meguire, të cilin e bleu për 80 milionë paund nga Leicester City.

Tv Klan