Varet nga synimet e Cristiano Ronaldo

Pogba – Juve. Është një temë sa herë bëhet fjalë për merkaton e futbollit, Dimër apo Verë. Rikthimi ka qenë gjithnjë i mundshëm por ka patur pengesa.

Kësaj herë gjithçka varet nga Cristiano Ronaldo. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ëndrra e Pogba për tu rikthyer në Serie A, është komplikuar shumë ditët e fundit.

PSG po bashkëpunon intensivisht me agjentin e futbollistit Mino Raiola, për të tentuar një kalim të tij në kampionatin francez në mënyrë që të përforcojë mesfushën. Marrëdhëniet me Raiolan janë të mira duke patur parasysh transfertën e Kean dhe Donnarumma.

Nga ana tjetër Juventus është treguar e matur mbi rikthimin e Pogba, e vetëdijshme se për ta sjellë sërish në Serie A do të ishte një çështje e vështirë.

Këtë Verë thuajse gjithëcka varet nga Cristiano Ronaldo dhe një transferim i tij i mundshëm në Old Trafford, mund të ndërrojë sërish skenarin e kësaj transferte, sigurisht nëse PSG do të hiqte dorë.

Tv Klan