POGRADECMe thirrje “Hajdut! Hajdut!” i janë drejtuar tregëtarët e biznesit të vogël drejtuesve të Bashkisë së Pogradecit, teksa kanë protestuar për rritjen e taksave vendore nga pushteti lokal. Tregëtarët tentuan të hyjnë në ambjentet e brendshme të bashkisë, por nuk u lejuan nga policia.

Taksa e gjelbërimit, ajo e pastrimit, taksa e reklamës dhe të tjera tarifa u rritën me një vendim të këshillit bashkiak. Tregëtarët e vëgjel bënë përgjegjës kryetarin socialist të bashkisë se nuk po I përmbahet premtimeve të fushatës  elektorale dhe I kanë kërkuar ta rishikojë këtë vendim.

Tregëtarët e vegjël në Pogradec thonë se ata nuk mund të përballojnë një tjetër rritje të taksave pas dyfishimit që qeveria i bëri taksës së ndërtesës dhe ambjenteve të shërbimit në paketën e re fiskale.