Prokuroria e Pogradecit ka përfunduar hetimet dhe ka dëguar për gjykim për veprën penale të ”Shpërdorimit të detyrës”, Kryeinspektoren e Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Dallëndyshe Bici, si edhe Drejtuesin e Njësisë Operacionale të këtij institucioni, Fatmir Meta.

Të dy zyrtarët akuzohen nga prokuroria se kanë prishur në mënyrë të paligjshme objektin ”Bar-Restorant” me sipërfaqe 450 m2, në pronësi të shtetasit M.C., në zonën e liqenit të Ohrit, në ish-komunën Udënisht.

Ka qënë shtetasi i dëmtuar ka kallëzuar në Prokurorinë e Pogradecit se dy drejtuesit e IKMT, sepse sipas pavarësisht se ai ishte i pajisur me dokumentacionin e plotë ligjor për ndërtesën dhe ushtrimin e aktivitetit, në kundërshtim të plotë me ligjin, këta zyrtarë kanë udhëruar shkatërrimin e godinën së biznesit të tij.

Po sipas kallëzuesit, pas prishjes së ndërtesës, ai nuk është përfshirë në skemën e dëmshpërblimit në formën e shpronësimit publik.

Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria e Pogradecit ka arritur të faktojë se godina në pronësi të kallëzuesit ka qenë e pajisur me lejen e ndërtimit nga organet kompetente. Po ashtu, ditën e ndërhyrjes së inspektorëve të IKMT për prishjen e godinës, në dt. 20.09.2014, pronarit të ligjshëm të saj nuk i është vënë në dispozicion asnjë akt administrativ përkatës. Një akt i tillë për prishjen e godinës së shtetasit M.C., nuk gjendet as në arkivin dhe protokollin e IKMT-së në Tiranë.

Në bazë të dokumentacionit zyrtar, të vendosur në dispozicion nga kallëzuesi në funksion të hetimit, rezulton se godina e prishur në mënyrë të paligjshme ka vlerën e rreth 60 milionë lekëve. Për efekte të biznesit, pronari i ligjshëm ka vendosur kolateral këtë ndërtesë për marrjen e një kredie në vlerë e mbi 18 milionë lekëve.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Pogradecit ka dalë në përfundimin se dy zyrtarët e lartë të IKMT-së kanë konsumuar elementët e veprës penale të ’Shpërdorimit të detyrës” dhe i kanë dërguar këta të fundit për gjykim. /tvklan.al