BanesaQyteti i Pogradecit është troditur mbrëmë nga një shpërthim në banesën e Kryetarit të Partisë Demokratike. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve e vona të së dielës, në katin e parë të banesës private të Luan Lipos, në lagjen numër 5 të qytetit.

Mësohet se në momentin e shpërthimit në banesë ndodheshin të gjithë anëtarët e familjes, por fatmirësisht ata kanë shpëtuar pa marrë lëndime. Nga shpërthimi mësohet të ketë vetëm dëme materiale.

Luan Lipo  ka deklaruar se nuk ka pasur konflikt me asnjë person. Ai e ka cilësuar ngjarjen krejtësisht për motive politike dhe kërkon nga policia të zbardhet e vërteta.