Pogradeci surprizoi Flamurtarin në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Kategorinë e Parë.
Liqenorët triumfuan 2-1 në Vlorë, në një sfidë shumë të luftuar deri në fund. Golat e shënuar nga Zguro dhe Pius i dhanë fitoren miqve, ndërsa Ememe shënoi golin e vetëm për vendasit.
Me këtë humbje, Flamurtari mbetet në vendin e dytë me 68 pikë, 5 më pak se Vora kryesuese. Pogradeci ngjitet në vendin e pestë me 40 pikë.
Fitore tejet të rëndësishme mori Vora, që triumfoi 4-2 ndaj Lushnjës. Skuadra e drejtuar nga Arian Bellai është vetëm një fitore larg sigurimit të ngjitjes në elitë.
Besa nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Burrelit, ndërsa Valbona fitoi pastër 3-0 ndaj Kastrioti.
Standings provided by Sofascore
/tvklan.al