Shqiptarët e diasporës ishin të parët që i dhanë zhvillim turizmit në Durrës. Por duket se tashmë po ia lënë vendin të huajve. Turistë të ardhur kryesisht nga Polonia apo vendet nordike po shijojnë ditët me diell.

“Kam ardhur me familjen. Durrësi është një vend interesant dhe i mirë”.

Të vendosur në hotelet buzë Adriatikut shumë prej tyre e vizitojnë për herë të parë Shqipërinë.

“Jam nga Polonia dhe është hera e parë që vij në Durrës. Është një vend i bukur. Do të rikthehem sërish këtu për pushime. Shqipëria është një vend i bukur. Uji, gjithashtu është i mrekullueshëm. Njerëzit janë shumë të dashur. Jemi shumë të kënaqur”.

Operatorë turistikë janë ata më të kënaqurit. Silvana Përbibaj pritëse në një nga hotelet thotë se vitet e fundit punojnë vetëm më turistë të huaj.

“Kryesisht janë nga vendet nordike, polakë kemi shumë. Këtë vit vendet nordike kanë prurjet më të mëdha”, tha Silvaba Përbibaj.

Për shkak të larmisë së ofertave turistike dhe kulinarisë, Durrësi po kthehet në destinacion edhe për turistët e huaj.

Tv Klan