Polakët popullojnë Lumin e Shalës

Polakët popullojnë Lumin e Shalës

16:22 20/07/2019

Turistët e huaj të tërhequr nga natyra dhe çmimet e ulëta

Lumi i Shalës i konsideruar si “perla e Komanit”, po tërheq gjithmonë e më shumë turistë vendas dhe të huaj.

Udhëtimi nga kryeqyteti deri në Koman zgjat rreth 3 ore. Rruga deri në Vaun e Dejës është e mirë, por me pas, ajo nis të vështirësohet.

Tabelat që të paralajmërojnë për rënie të gurëve janë të shumta, por kjo nuk e prish udhëtimin drejt destinacionit më të paqtë shqiptar.

Ne Koman të presin 45 varka dhe dy tragete. Udhëtimi drejt Shalës nis këtu.

Turistët polakë e mbushën në pak minuta një nga varkat me të cilin udhëtuam edhe ne.

Polakë vijnë shumë, gjermanë… Të shtunë e të diel kemi shumë shqiptarë.”

Ne jemi nga Polonia, ky vend është shumë i bukur, shumë tërheqës, mjaft natyral. Shqipëria është shumë e këndshme dhe për ne është shumë e lirë.”

Është hera e parë e jona në Shqipëri dhe në këtë vend, me pëlqen shumë është shumë i bukur, por mendoj se njerëzit duhet të kujdesen më shumë për këtë vend.”

Mësojmë se numri i turistëve përgjatë sezonit është shumë i lartë.

Unë vetë prej në Prill deri Nëntor që trasportoj mund të shkojnë deri në 9 mijë persona.”

Për të mbërritur në destinacion, në Lumin e Shalës të konsideruar si ‘perla shqiptare’, apo ‘Tajlanda shqiptare’ ne do të duhet të udhëtojmë me një varke për një orë e 30 minuta në Liqenin e Komanit.”

Varkat që bëjnë transportin i presin turistët 3 orë.

Kohe në të cilën ato provojnë ushqimet bio të zonës, të ofruar  nga disa biznese familjare të ngritura pas viteve 1990.

Duke qenë se është një biznes familjar dita fillon herët. Tanë bëjnë të njëjtën punë, çohemi herët se duhet me ble bukën, supën gjerat që kërkojnë turistët, sepse këtu jemi menu fikse, shtrojmë tavolinat… pastaj dhomat për ata që duan të flenë. E diela është full, kemi prit 200 vetë dhe kemi kthyer 200 të tjerë…”

Koha e mbetur pas ushqimit shfrytëzohet në forma të ndryshme disa duan të shijojnë një ecje në mal, ku veç ajrit të freskët, aromës se bimësisë të shoqëron edhe kënga e gjinkallave.

Disa nuk ngurojnë të provojnë notin ne ujin e akullt, por të kristaltë të Lumit të Shalës.

Vizitoret e parë në Lumin e Shalës vijnë në fillim të muajit Prill dhe të fundit largohen në fillim të muajit Nëntor, përgjatë kësaj periudhe qindra mijëra turistë vendas dhe të huaj vijnë dhe kalojnë disa orë në këtë oaz qetësie.”

Tre orë për disa duken të pamjaftueshme për të shijuar gjithçka, ndaj edhe zgjedhin të kalojnë natën aty, në një dhomë hoteli apo në çadra.

Udhëtimi i kthimit për grupin nga Polonia u shoqërua me reshje shiu, por kjo vetëm sa shtoi më shumë entuziazmin e tyre dhe dëshirën për tu rikthyer serish.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT