Putin: Duam garanci se nuk do të kërcënohen kufijtë ruse

Polemikat mes Perëndimit dhe Rusisë për çështjen e Ukrainës vijojnë edhe pas samitit të NATO-s, teksa Moska nisi stërvitjet e zakonshme ushtarake përgjatë kufijve me fqinjin perëndimor.

I pranishëm në samitin 2-ditor të NATO-s, shefi për politikën e jashtme i Bashkimit Europian, Josep Borrell tha se unioni do të reagojë ashpër ndaj çdo shkeljeje të integritetit territorial të Ukrainës nga Rusia. Përfaqësuesit ukrainas në samit kërkuan ashpërsimin e sanksioneve ekonomike ndaj Moskës, për të vështirësuar një ndërhyrje të mundshme ushtarake ruse në territorin e këtij vendi.

Por presidenti rus Vladimir Putin tha se stërvitjet ushtarake ruse nuk kanë asnjë lidhje me një sulm të mundshëm në Ukrainë. Por shefi i Kremlinit kërkon garanci nga perëndimi se nuk do të vazhdojë me zgjerimin drejt lindjes dhe se nuk do të vendosë në Ukrainë sistemin reaktor të mbrojtjes ajrore, që Moska e konsideron kërcënim.

Përgjatë kufijve të Ukrainës, përfshirë edhe në Krimenë e aneksuar në 2014-ën, në stërvitje janë përfshirë mbi 10 mijë trupa ruse.

Tv Klan