Shkak, penalltia e Ronaldo në minutat e fundit

Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Juventusit nuk prodhoi fitues në “San Siro”. Skuadrat që u kënaqen me një barazim 1-1. Rezultat që lë të hapur kualifikimin në finale, me bardhezinjtë që nisen më të avantazhuar. Rebic kaloi në avantazh Milanin e plagosur pas humbjes në derbi, teksa shndërroi në gol një krosim të Kastijeho.

Në disavantazh, Juventus u hodh i gjithi në sulm për të gjetur golin e barazimit, ndërkohë që dalja me karton të kuq i Teo Hernandez krijoi hapësira për torinezët që barazuan shifrat me anë të kësaj penalltie.

Ronaldo goditi saktë dhe e dërgon në 12 numrin e rrjetave në 8 ndeshjet e para të vitit 2020. Pas takimit, trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli u shpreh mjaft i kënaqur për performancën e ekipit.

“Jam krenar për performancën, por i zemëruar për shkak të akordimit të asaj penalltie. Rebic është një lojtar që rregullon balancat në fushë dhe pozicioni e bën të jetë më pranë portës kundërshtare. Gjeti golin sërish dhe kjo më gëzon”.

Maurizio Sarri nuk i mohoi vështirësitë e Juventusit kundër Milanit, por sheh disa shenja pozitive.

“Më pëlqeu se si dolëm nga mbrojtja dhe gjetëm golin. Skuadra la të vetëm në sulm Ronaldon dhe kjo na penalizoi. Jemi në fazën që po luftojmë për t’u rritur. Kualifikimi vendoset në Torino”.

Sfida e kthimit mes Milanit dhe Juventusit luhet më 4 Mars.

Tv Klan