Debati nëse femrat ruse duhet të përfshihen në marrëdhënie intime me turistët e huaj që vizitojnë Rusinë gjatë kampionatit botëror të futbollit ka përfshirë edhe presidentin rus Vladimir Putin.

Shefi i Kremlinit zgjodhi zëdhënësin e tij Dimitri Peskov për të shprehur publikisht qëndrimin e tij për këtë debat. Mediat ruse citojnë Peskovin të ketë thënë se gratë ruse janë më të mirat në botë dhe mund të vendosin vetë se çfarë bëjnë me jetën e tyre.

Debati publik nisi në fillim të kësaj jave, kur deputetja komuniste Tamara Pletniova u bëri thirrje grave dhe vajzave të reja, të mos kryejnë marrdhënie seksuale me meshkuj të huaj gjatë kampionatit botëror. Sipas saj, ato mund të mbeten shtatzënë dhe ti rrisin të vetme fëmijët pasi do të braktisen nga turist e huaj.

Ky fenomen daton që prej viteve ’80. Në ato vite u konstatua shtim në masë i numrit të femrave që regjistronin fëmijët e tyre pa u dhënë atësinë. Fëmijët ishin bijë të tifozve dhe atletëve që vizituan ish-Bashkimin Sovjetik gjatë lojërave olimpike të vitit 1980.

Tv Klan