Vendosi VAR, Dybala barazoi golin e Dzeko

Një barazim në minutën e 89, për me tepër me 11-metësh, për më tepër me një penallti të akorduar me VAR pasi arbitri e lejoi Interit nuk i shkon përshtat fare. Këtë shprehin edhe mediat italiane të cilat reflektojnë qëndrimin e trajnerit Simone Inzaghi i cili nuk ishte dakord me penalltinë

“Ishte e vetmja mënyrë që mund të pësonim gol. Duhet të kishim qenë më të kujdesshëm. Arbitri ishte aty dy metra afër por na hoqi një fitore që e meritonim”.

Për Allegrin kjo ishte një mundësi për të qëndruar me shpresa në synimin për vendet e para të renditjes

“Është një barazim që do të na lejojë të vazhdojmë në një rrugë të mirë, por jemi ende larg kreut kështu që duhet të duhet të bëjmë ndeshje pozitive dhe të durojmë edhe pak”.

Edhe një herë në Itali diskutohet me dyshime dhe polemika mbi përdorimin e teknologjisë që nga zikaltrit konsiderohet përgjegjëse ndërsa nga bardhezinjtë si mënyra që vuri drejtësi në derbin e Italisë.

Tv Klan