Kandidati për president kërkon ndjesë

“Nëse ti e ke të vështirë të kuptosh nëse je me mua apo me Trumpin, atëherë nuk je i zi”.

Ka qenë kjo deklaratë e ish-zv. presidentit amerikan, aktualisht kandidat i mundshëm i  demokratëve në garën presidenciale Joe Biden ndaj një prezantuesi radiofonik me ngjyrë që ka shkaktuar polemika të forta në komunitetin amerikan dhe  që ka detyruar Biden të kërkojë ndjesë gjatë një videokonference me një grup biznesi afro-amerikan.

Gjithçka nisi në momentin kur drejtuesi i emisionit e ftoi ta takonte nga afër ne New Jork pasi kishte shumë pyetje.

Në këtë moment Biden bëri deklaratën provokuese dhe theksoi lidhjet e gjata me komunitetin me ngjyrë në Amerikë,  duke përmendur fitoren e tij të madhe këtë vit  në Karolinën e Jugut, një shtet ku elektorati Demokratik është më shumë se 60% afrikano-amerikan. Madje ai tha se ka marrë më shumë vota se vetë Barak Obama nga komuniteti me ngjyrë.

Marrja e votës së afro-amerikanëve si e mirëqenë nga Biden  ka revoltuar edhe  mbështetësit e republikanëve përfshirë drejtuesit e fushatës së Trump. Biden, ka shërbyer për tetë vite si numri i dy në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës Obama, i pari president me ngjyrë në shtetet e bashkuara.

Tv Klan