Franca arriti një fitore 2 – 1 me përmbysje me Gjermaninë të martën në Paris për Ligën e Kombeve. Trajneri i përfaqësueses gjermane, Joachim Loë mendon se ishte arbitri qe vendosi sfidën, duke iu referuar rastit te penalltisë qe kthehu fatin e ndeshjes.

Joachim Low, trajner i Gjermanisë :

Nuk u shpërblyem për guximin. Sa për penalltinë nuk ishte. Shikohet qartë që Hummels nuk e prek Matuidi.

Didier Deschamps, trajner i Francës:

E kisha parashikuar që do të ishte një ndeshje e fortë. Në pjesën e parë vuajtëm, por pas pushimit ndryshuar reshtimin dhe treguam një lojë më të mirë. Këtë fitore nuk mund ta quaj tërësisht të merituar, por morëm pikë të rëndësishme.

Gjermania me këtë humbje rrezikon zbritjen një ligë më poshtë, pasi një fitore e Holandës me Francën do ta vuloste vendin e fundit në grup për gjermanët. Ne takimet e tjera Gjeorgjia fitoi 3 – 0 me Letoninë duke siguruar pjesëmarrjen në play off e Divizionit D ku fituesi kalon direkt në finale e Euro 2020. Nga Divizioni B në atë A është ngjitur Ukraina që mundi me rezultatin 1 – 0 Çekinë. Gjibraltari arriti një tjetër fitore të madhe, e dyta në ndeshjet zyrtare. Triumfi 2 – 1 ndaj Lihtenshtejnit bën të shpresojë edhe për vendin e parë në grup.

Tv Klan