Polemika për fituesin e Sanremos

Triumfoi një 27-vjeçar me origjinë egjiptiane

Alesandro Mahmud, 27- vjeçari me origjinë egjiptiane është fituesi i edicionit të 69 të San Remos me këngën “Soldi” – Paratë. Do të jetë ai që do të përfaqësojë Italinë, në Eurovizionin e këtij viti që zhvillohet në Tel Aviv.

Një këngë që ka ngjallur polemika edhe për faktin se një pjesë e tekstit këndohet prej tij edhe në gjuhën arabe, pavarësisht se bëhet fjalë për një prej festivaleve ikonë të muzikës italiane.

Mendim pozitiv për të kishte vetëm juria. Gati 50% e votave të publikut shkoi për këngëtarin “Ultimo” që mori çmimin e dytë.

Fituesi i çmimit të dytë nuk e shmangu dot nervozitetin në konferencën për shtyp. Ndërsa vetë fituesi mezi e besoi që juria e kishte përzgjedhur. Ministri i Brendshëm Mateo Salvini ironizoi në Twitter, duke ngritur pyetjen se kjo ishte kënga më e bukur italiane, të cilën ai do t’a zgjidhte të fundit.

Tv Klan

Kategori
KulturëTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*