modelja

Modelja izraelite 14 – vjeçare Sofia Mechetner çeli sfilatën e koleksionit pranverë 2016 shtëpisë Dior në Paris. Por mosha e saj u shndërrua ne qendrën e debatit për të lejuar në pasarelë, modele që nuk kishin mbushur ende moshën. Për Sofia-n ky nuk është aspak problem. “Ndjehem e gatshëm dhe nuk jam vetëm. Ka njerëz që me ndjekin nga shumë afër dhe këtu trajtohem shumë mirë”. Fytyra e re e Dior, sië e cilësojnë mediat ndërkombëtare është rritur vetëm nga e ëma, e cila nuk kishte mjaftueshëm para për të mbyllur fundin e muajit. Ajo e merrte gjithnjë me vete për ta ndihmuar në pastrimin e shtëpive, ku ajo punonte.

Nuk është vetëm shtëpia e Modës Dior që ka zgjedhur modele kaq të reja në moshë, edhe Chanel ka zgjedhur 16 vjeëaren Lily Rose Depp, vajzën e aktorit Johnny Depp dhe këngëtares Vanessa Paradis, modelja e zgjedhur për të prezantuar modelet e syzeve. Por zgjedhja e modeleve të reja nuk është diëka e re. Topmodelet Kate Moss u zbulua kur ishte 14 vjeç, ndërsa Naomi Campbell kur ishte 15 vjeç. Megjithatë gjërat kanë ndryshuar. Në Britaninë e Madhe, Këshilli i Modës ka vendosur një rregull, për të ndaluar në pararele 16 vjeëaret, siç ndodh në New York. Shumë nga emrat më të mëdhenj të botës në botë thonë se problemi nuk është mosha për shëndeti. Shpesh industria e modës është akuzuar si nxitëse e anoreksisë.

Tv Klan