Është vendosur në një zonë ish-koloni portugeze

Në Indi në shtetin e Goas është vendosur një statujë e Cristiano Ronaldo. Synimi i autoriteteve lokale është që të frymëzojnë të rinjtë të ndjekin rrugën e kampionit të madh të futbollit.

Por kjo zonë është një ish-koloni portugeze dhe për këtë ka patur polemika për këtë veprim. Banorët mendojnë se vendin e sulmuesit të Manchester United mund ta kishte një lojtar nga Goa, pasi në përfaqësuesen e Indisë ka disa të tillë.

Por lidhja me Portugalinë mbetet ende e fortë, pasi banorë të këtij shteti kanë të afërm nga vendlindja e Cristiano Ronaldo. Vetë futbollisti nuk ka komentuar vendosjen e statujës së tij apo polemikat që kanë lindur.

Tv Klan