Polemikat për arbitrimin kanë përfshirë edhe Turqinë. Ankesa të mëdha, pretendime dhe protestë nga klubet. Superliga turke nuk gjen qetësi sa i përket gjykimit.

Në këtë situatë, Federata Turke ka vendosur të marrë masa urgjente, në prag të një ndeshje të rëndësishme. Presidenti Ibrahim Haciosmanoglu deklaroi se derbi mes Galatasaray-t dhe Fenerbahce-s do të gjykohet nga arbitër i huaj.

Raportimet e fundit, thonë se do të jetë arbitri rumun, Istvan Kovacs, i cili do të vendosë drejtësi në Real Madrid-Manchester City.

U përfol edhe Slavko Vincic, por Galatasaray ishte kundër gjyqtarit slloven. /tvklan.al