Arbitri Szymon Marciniak, ka reguar për herë të parë, pas polemikave për gjykimin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, mes Interit dhe Barcelonës.

Nga klubi spanjoll kishte ankesa për arbitrimin, me trajnerin Hansi Flick dhe Pedrin e Inigo Martinez, që akuzuan gjyqtarin polak se ndihmoi Interin.

Në reagimin e tij, Marciniak i quajti komentet qesharake, ndërsa theksoi se nuk bëri padrejtësi.

“Komentet e tyre janë qesharake. Çfarë mund të them për të tilla komente. Nuk i kam bërë askujt padrejtësi. Goli i tretë i Interit ishte i rregullt”, tha Marciniak për “Cairo News”.

Interi u kualifikua në finalen e Champions League, pasi fitoi 4-3 në shtesë ndaj Barcelonës. /tvklan.al