Kryeministri Edi Rama është akuzuar sot nga opozita shqiptare se ka patur lidhje me ish-zyrtarin e FBI-së Charls McGonigal i cili është akuzuar në SHBA për udhëtime të padeklaruara në Shqipëri dhe që dyshohet se ka marrë 225 mijë Dollarë në vendin tonë për një çështje lobimi.

Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, thotë se e disponon dosjen amerikane. Sipas tij, pas publikimit të këtij lajmi nga mediat në SHBA, shumë gazetarë amerikanë kanë telefonuar Kryeministrin Edi Rama për t’i kërkuar informacione lidhur me këtë çështje.

Por sipas gazetarit Hoxha, Rama u është shprehur vetëm se do të fliste “off records” me gazetarët amerikanë.

Poli Hoxha: Gazetarët, analistët, mediat më të mëdha amerikane, do të jap lajmin, po e them publikisht, le të dalë z.Rama të ma përgënjeshtrojë, dhe të Europës, por sidomos amerikanët, e kanë bombarduar z.Rama me telefonata direkte. Ka 24 orë po them. Dhe përgjigjia është vetëm off records.

Blendi Fevziu: Ç’domethënë off records?

Poli Hoxha: Domethënëhajde bisedojmë por jo… off records në median amerikane është që mos më publiko.

Lorenc Vangjeli: Që gazetarët e huaj kërkojnë shpjegime nga Rama…

Poli Hoxha: Po pse nuk e jep shpjegimin more zotëri…

Lorenc Vangjeli: Kjo është tjetër histori.

Poli Hoxha: Le të thotë unë s’kam punë në Amerikë.