Charls McGonigal, ish-zyrtari i lartë i FBI-së i akuzuar në SHBA për disa vizita të padeklaruara në Shqipëri gjatë kohës që ka qenë në detyrë, dyshohet se është paguar 225 mijë Dollarë nga një ish-oficer i shërbimit sekret të Shqipërisë për lobim në Amerikë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Poli Hoxha është shprehur se “Charls McGonigal ka furnizuar me pajisje të FBI-së politikanin dhe biznesmenin shqiptar”, emri i të cilit akoma nuk është bërë i ditur.

Poli Hoxha: Ky i furnizon madje dhe me pajisje të FBI-së dhe këtë edhe politikanin në Kosovë që janë pajisje përgjimi.  

Blendi Fevziu: Si, si?

Poli Hoxha: Po, pra është një pikë tjetër aty në dosje që pasi bisedojnë, hanë dhe pinë bashkë me B-në dhe me politikanin e rëndësishëm dhe me biznesmenin, të dy këta i ngrejnë shqetësimin dhe i thonë që ne duan të na vrasin, duan që të na bëjnë një atentat.

Blendi Fevziu: Ky ishte biznesmeni-politikan shqiptar?

Poli Hoxha: Po, po, biznesmeni dhe politikani shqiptar. Dhe ky thuhet në dosje, ju jep pajisje të FBI-së. Të njëjtën gjë bën dhe kur shkon në vizitë. Ka ardhur në datë 7 këtu, ka takuar kryeministrin, ka qëndruar 3-4 ditë këtu. Në datë 10, bashkë me Nezën ka ikur në Kosovë. Ka takuar edhe atje një politikan shumë të rëndësishëm dhe politikanin në Kosovë e pajis me mjete të FBI-së.

Blendi Fevziu: Edhe këtë e di dhe se thua?

Poli Hoxha: Këtë e ka nxjerrë Kokalari fare.

Enton Abilekaj: Ramushi.

Poli Hoxha: Edhe këtë e pajis me mjete të FBI-së./tvklan.al