Punonjës të Policisë së Shtetit dyshohet se janë të përfshirë në trafikun dhe kultivimin e kanabisit. Aktualisht janë duke u hetuar disa raste nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Prokuroria.

Deklarata u bë gjatë prezantimit të rezultateve të një tjetër operacioni, ku 4 policë kufitarë u arrestuan, ndërsa 6 të tjerë u pezulluan nga detyra. Këta efektivë, në bashkëpunim me shtetasin Arben Grabovari kanë lejuar kalimin kontrabandë të 54 makinave, disa prej tyre luksoze.

Sipas grupit hetimor, priten ndalime edhe në radhët e punonjësve të doganave, ndërsa po hetohet edhe nëse automjetet kontrabandë janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Tv Klan