I lidhën dhe morën kursimet që mbanin në shtëpi

Ky është Bashkim Zaja, i cili u grabit mbrëmë para mesnatës në shtëpinë e tij në fshatin Qinam, në Tiranë. Shenjat e dhunës i ka ende në dorë.

“Tre persona të maskuar dhe të armatosur pasi janë prezantuar si punonjoës policie nën kërcënimin e armës kanë grabitur rreth 60 mijë Lekë në familjen Zaja. Policia prej orëve të para të mëngjesit ka nisur marrjen në pyetje të anëtarve të familjes, ndërsa ende nuk ka ndonjë person të dyshuar”.

Grabitësit e lidhën atë, bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre. E zonja e shtëpisë tregon momentin kur ata u futën në shtëpinë e tyre pak para mesnatës, në kohën që 5 anëtarët e familjes ishin në gjumë.

“Më kapën, më lidhën nga duart mbrapa dhe më shtrinë në tokë te këmbët e burrit. Bërtisnin “mos lëvizni mos lëvizni policia”. Jemi të zonës jemi policia. Na kanë marrë telefona, lekë sa kanë gjetur. Burrit i vendosën ngjitëse në gojë”.

Ishte vajza e çiftit ajo që pa të gjithë skenën dhe pasi autorët u larguan, zgjidhi prindërit dhe vëllain e njoftoi policinë.

“Dëgjoj tek dhoma e vëllait që thuhet: Policia e Shtetit, shtrihu përtokë se kemi ardhur për kontroll. Hap derën e dhomës e shoh vëllanë të shtrirë përtokë, njëri i kishte drejtuar kallashin, tjetri ishte anash. Vëllait i lidhën duart dhe e zbresin në katin e parë ku ishte dhe babi i shtrirë në tokë. Mami zgjohet nga gjumi dhe del tek dera. Ata e marrin e lidhin nga duart dhe e shtrijnë në tokë. Ata kanë kontrolluar katin e parë, duke vjedhur paratë, karta identiteti, telefona. Kanë vjedhur gati 60 mijë Lekë dhe më pas u ngjitën në dhomën lart”.

Banesën e familjes e vizitoi edhe drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi. Mësohet se deri tani janë shoqëruar 8 persona të dyshuar.

Tv Klan