Shpërblimet e policëve do të jepen më 18 dhjetor. Ministri i Rendit Publik Petro Koçi, duke dashur të sqarojë vartësit e tij, por dhe opinionin publik, ka siguruar sot se shpërblimet që u janë caktuar policëve me taksën e solidaritetit, do të jepen pas dy javësh. Dje dhe sot mes efektivave të policisë, lindi një farë pakënaqësie pasi përveç rrogës, atyre nuk iu dha as dhe një lekë tjetër.

Vetë policët e thjeshtë nuk nguruan t’a quajnë këtë veprim si një akt harrese ndaj tyre. Por sot ministri Koçi dhe krerët e tjerë të Ministrisë kanë sqaruar se shpërblimet nuk janë dhënë për shkak të mungesës së kohës së mjaftueshme për mbledhjen e parave.

Ata thanë se është Ministria e Financave ajo që mbledh këtë fond nga taksat e ndryshme që u janë vënë qytetarëve. Ndaj dhe shpërndarja shpërblimeve të fondit të solidaritetit është në varësi të kohës që Ministria e Financave kërkon për mbledhjen e taksave të ndryshme./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj