Një sherr masiv me grushte ka ndodhur mes disa policëve dhe qytetarëve në Vlorë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sherri ka ndodhur në qendër të qytetit bregdetar, teksa shihet qartësisht që rrugët janë të populluara nga kalimtarët e turistë.

Në këtë sherr u përfshinë disa policë e qytetarë të cilët godisnin njëri-tjetrin me grushte.

Arsyet e sherrit nuk janë të qarta. Por personat e përfshirë janë shoqëruar dhe veprimet po kryhen nga Prokuroria e Vlorës.

Nga burime policore është mësuar se janë ndaluar nga policia 2 prej personave të përfshirë në konflikt fizik me efektivët. Teksa në vijim pritet të ketë dhe një reagim zyrtar për ngjarjen aspak të këndshme në mesin e sezonit turistik.

/tvklan.al