Sot, katër ditë pas datës së caktuar për marrjen e shpërblimeve nga taksa e solidaritetit, punonjësit e policisë ndihen të zhgënjyer. Përsëri ata nuk e kanë marrë shumën e parave që ata përfitojnë nga taksa më e re e vënë mbi shpinën e qytetarëve. Ministri i Rendit Publik Petro Koçi pati premtuar që me datën 18 të çdo muaji, çdo polic do të përfitonte një shpërblim nga taksa e solidaritetit.

Taksa e cila është jashtë buxhetit të caktuar për Ministrinë e Rendit, mblidhet nga Ministria e Financave. Kjo e fundit pasi grumbullon të gjithë shumën të grumbulluar nga taksat e vëna tregtarëve, buxhetorëve si dhe në pikat doganore, e dorëzon tek financat e Rendit e cila më pas ua dorëzon të gjithë policëve.

Për mosdhënien e shpërblimeve, policët e thjeshtë duhet të marrin rroga qesharake akuzojnë krerët e tyre për këtë mashtrim. Ndërsa vetë krerët e policisë janë shfajësuar duke thënë se është Ministria e Financave shkaktare e kësaj vonese./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj