Ministri Balla: Do të zbërthehen nga Europol, efektivët do tregojnë nëse kanë patur llogari

Efektivët e policisë për të komunikuar me grupet kriminale nuk kanë përdorur vetëm aplikacionet SKY ECC dhe ENCROCHAT, por edhe dy platforma të tjera të enkriptuara.

Kjo u bë e ditur nga ministri i brendshëm Taulant Balla, i cili shprehet se punonjësit e policisë duhet të përgjigjen në formular edhe për këto dy platformat e reja.

“Unë do të jem një vizitë në Europol në Janar pikërisht edhe për dy aplikacione të tjera për të cilat Europol është duke administruar informacionin e duhur. Dua të ndaj me ju informacionin që formulari do të duhet të ripërsëritet edhe për dy aplikacione të reja. Mos u shqetësoni procesi i vetëpastrimit në polici ecën përpara.”

Gjatë takimit për strategjinë ndër-sektoriale për mbrojtjen e viktimave të krimit 2024-2030, Balla informoi edhe ndryshimin e praktikës për pasuritë e konfiskuara.

“Pasuritë e sekuestruara merreshin dhe nxirreshin në shitje dhe për fat të keq ndonjëherë në shitje shkonin prap tek ai që i kishte, Kjo gjë nuk do të egzistojë më, agjensia nuk do të shesi më prona të tilla, por do t’i përdorim më së shumti për këto qëllime të vënies në dispozicion të institucioneve shtetërore.”

Strategjia ndër-sektoriale për mbrojtjen e viktimave të krimit u prezantua për herë të parë nga ministri i Drejtësisë, ku mori pjesë edhe ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu dhe kryeprokurori Olsian Çela.

Klan News