Dërgohet me helikopterin e KFOR në Tiranë

Një efektiv policie ka rënë në humnerë teksa po kryente kontroll të territorit në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale për kultivimin e kanabisit në zonën e Dukagjinit.

Rrok Frroku, 54-vjeç, nënkomisar në Policinë e Shkodrës ra të premten në një zonë malore mjaft të thepisur në fshatin Shosh.

U desh ndërhyrja e disa grupeve të RENEA-s për të bërë të mundur nxjerrjen nga humnera të efektivit pas 12 orësh, ndërsa falë ndihmës së KFOR-it u mundësua transportimi me helikopter, drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Oficeri i Policisë i është nënshtruar menjëherë një trajtimi të specializuar mjekësor, ndërsa nga ekzaminimi ka thyer një këmbë dhe tre brinjë.

Tv Klan