Polici civil parandalon vrasjen



Polici civil parandalon vrasjen

16:06 19/04/2021

Ndërhyri në mes të një konflikti në rrugë

Ky është momenti kur një efektiv i policie i forcave Shqiponja ndërhyri në mes të një konflikti fizik mes 2 personave në bulevardin “Migjeni” në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Me pistoletë në dorë polici i veshur civil i ka kërkuar 39-vjeçarit Taulant Mekollari të shtrihet në tokë pasi ky i fundit po sulmonte me makinën e tij një tjetër çift duke u rrezikuar atyre jetën.

Ngjarja e rëndë kishte filluar pak më parë në një tjetër rrugicë aty pranë kur të dy personat u konfliktuan për arsye banale, ndërprerja e rrugës me makinë.

Përplasja u shmang aty nga persona të rastit dhe një patrullë policie që u gjend rastësisht, por të dy personat e kanë vijuar konfliktin edhe më pas duke u goditur me grushte.

Në një moment 39-vjeçari ka marrë makinën dhe e ka përplasur mbi mjetin e çiftit tjetër.

Kur situata po agravohej ka ndërhyrë efektivi i Shqiponjave që më pas u ndihmua nga një patrullë policie duke prangosur 39-vjeçarin.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me dashje‘’dhe’’Plagosja e lehtë me dashje’’. Në gjendje të lirë u procedua edhe personi tjetër, një 36-vjeçar për akuzën plagosje e lehtë me dashje.

Tv Klan







Të ngjashme