Në këtë mënyre një efektiv policie i stacionit të Roskovecit së bashku me një person tjetër dhunuan një të ri në qendër të Fierit mbrëmjen e së shtunës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 kur polici Anxhelo Bardhi teksa ishte jashtë shërbimit ka ndaluar me makinën tip ‘Benz’ një të ri që punon si gazetar me iniciale Xh.O., i cili po lëvizte me makinën e tij ‘Opel’ së bashku me një vajzë.

Polici dhe miku i tij e kanë goditur disa herë. Madje me një cekiç i kanë thyer edhe xhamin e parë të makinës. Kalimtarët kanë njoftuar policinë e cila nuk ka vonuar duke i shoqëruar të gjithë në komisariat. Nuk munguan përplasjet edhe në momentin e shoqërimit.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se shkak i sherrit janë bërë konfliktet për një vajzë. 

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu, efektivi i policisë së stacionit të Roskovecit u pezullua nga detyra. Për ngjarjen kanë nisur hetimet edhe Prokuroria e Fierit dhe Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa, ndërsa po kryhet edhe një hetim disiplinor nga vetë uniformat blu.  

Tv Klan