Një polic ka filmuar veten duke përdhunuar një grua gjatë kohës që ajo ishte e dehur. Lidhur me këtë krim Paul Rodgers është dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Leicester, Britani.

29-vjeçari, u përshkrua në gjykatë si “një person i varur nga seksi”, i cili shpesh vizitonte klubet me striptiste.

Rodgers tregoi në gjykatë një version të redaktuar të pamjeve të filmuara me telefonin celular. Ai e mohoi dhunimin seksual ndaj gruas. Por gjykata pas provave dhe hetimeve nxori fajtor të riun, i cili punonte si polic. Ka qenë vetë e dhunuara ajo e cila ka shkuar dhe ka denoncuar në polici 29- vjeçarin.

Ngjarja ka ndodhur në Qershor të vitit 2016.

/tvklan.al