Një oficer policie i cili ka qenë në koma për tre vjet ka vdekur pasi u qëllua në kokë gjatë një sulmi vdekjeprurëse.

Babai i dy fëmijëve Kevin Valencia vdiq të hënën pasi u plagos ndërsa ishte në detyrë në 2018. Ai u qëllua nga një kriminel i quajtur Gary Wayne Lindsey Jr dhe pësoi një dëmtim të rëndë të trurit.

Shefi i Policisë së Orlando, Rolon njoftoi vdekjen e oficerit në Twitter, ku shkruante: “Oficeri Valencia rrezikoi jetën e tij për njerëz që as nuk i njihte, një rrezik që të gjithë oficerët marrin pa diskutim. Që nga ajo natë tragjike, oficeri Valencia po luftonte për jetën me familjen e tij në krah.”

Rolon gjatë deklaratës e përshkroi oficerin e ndjerë si një hero, burri, babai, djali, vëllai dhe shoku që dha jetën e tij për të mbrojtur qytetin.

Ai tha se gruaja e Valencias, Megan dhe djemtë e vegjël Kaleb dhe Kolton do të jenë gjithmonë familje në Departamentin e Policisë Orlando dhe u zotua të nderonte trashëgiminë e oficerit dhe të siguronte që sakrifica e tij nuk do të harrohej.

Oficeri ishte një nga disa trupa që morën pjesë në përleshje pasi partnerja e kriminelit Lindsey Ciara Lopez i tha policisë se ai e kishte sulmuar atë më 10 qershor 2018. Ajo thirri policinë pasi iku nga shtëpia , por u detyrua të linte katër fëmijët e saj me të armatosurin.

Oficeri Valencia u qëllua në kokë pasi theu derën e banesës për të shpëtuar fëmijët. Sapo aksioni me babain e fëmijëve mbaroi, i cila zgjati një ditë, oficerët hynë në pronë dhe gjetën trupat e pajetë të fëmijëve Dove 1 vjeç, Aidan 6 vjeç, Lillia 10 vjeç dhe Irayan 12 vjeç. Babai pasi vrau fëmijët, qëlloi dhe veten.

Gjatë rehabilitimit, gruaja e Valencias tha se ai kishte filluar të fërkonte dorën e saj dhe t’i puthte kokën. /tvklan.al