Berhan Bajrakurti, i shfaqur në momente intime të filmuar nga vetë ai, ka mohuar ta ketë përdorur këtë video për të shantazhuar një 15-vjeçare. Gjatë 4 orëve të marra në pyetje, efektivi i policisë ka pranuar se video e shpërndarë në media është bërë prej tij, por ka thënë se nuk ka lidhje me asnjë të mitur, e as me akuzat që janë bërë se është denoncuar nga nëna e të miturës. Bajrakurti e ka quajtur trillim të gjithë historinë.

Edhe për grupin hetimor mbetet enigmë se kush ka qenë denoncuesja, pasi si në komisariatin e Koplikut, si në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shkodrës nuk ka të regjistruar ndonjë denoncim ndaj tij. Këtë e konfirmoi edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë një vizite në qytetin verior

“Policia e Shtetit po kërkon që mbrëmë denoncuesin që nuk gjendet Kjo është pyetja kryesore që duhet të keni ju dhe ne bashkë, kush është denoncuesi?”

Inspektori i Policisë në Malësinë e Madhe u vu në pranga ditën e hënë, pas publikimit të videos në mediat online dhe pretendimeve se ndaj tij është bërë denoncim nga nëna e një 15-vjeçareje. Bajrakurti akuzohet për veprën penale të “Ngacmimit seksual ndaj të miturve”, por mungesa e denoncimit mund ta çojë atë shumë shpejt drejt lirisë.

Tv Klan