Një çift pensionistësh ra në prangat e policisë britanike. Policia shoqëroi në shtëpi 65-vjeçaren, pasi kishte konsumuar alkool, pa ditur se në banesën e tyre do të ishte një papafingo plot me kanabis. Kur ata hynë në banesën e tyre në Heaton, Newcastle, ata ndjenë aromën e kanabisit dhe nisën ti bënin disa pyetje çiftit.

Gjatë një kontrolli në banesë ata zbuluan se e gjithë papafingo e tyre ishte kthyer në një parcelë për mbjelljen e kanabisit, por gjithashtu ata kishin krijuar edhe kushte për tharjen e saj. Në pranga ra gruaja 65 vjeçe dhe burri i saj, 69 vjeç, raporton

Metro

.

Inspektorja Julie Rana tha se,

policia ju përgjigj një telefonate që u bë nga kalimtarët, pasi panë gruan që bërtiste e dehur në mes të rrugës. Më pas ajo u shoqëruarnë shtëpi nga policët dhe ishte aroma e drogës në papafingo ajo që policët zbuluan veprimtarinë kriminale të trafikimit të drogës./tvklan.al