Një sherr mes një polici dhe dy personave të tjerë ka përfunduar me plagosjen e këtij të fundit.

Sipas mediave vendase bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Glloboqicë të Dragashit.

Ndërkohë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit në një deklaratë ka sqaruar se  oficeri i policisë ka qenë jashtë orarit të punës.

Zyrtari policor i cili ka qenë jashtë orarit të punës pas një mosmarrëveshje ka plagosur dy qytetarë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Rasti është duke u hetuar”, ka deklaruar ai.

Tashmë në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivë të tjerë që po hetojnë lidhur me këtë sherr. Ndërkohë ende nuk dihet nëse efektivi është arrestuar apo jo./tvklan.al