Klan News sjell pamje nga Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, aty ku një efektiv policie u qëllua për vdekje mbrëmjen e kësaj të hëne.

Grupi hetimor dhe ekspertët e kriminalistikës ndodhen në ambientet ku Ludian Zaimi, rreth 25 vjeç, qëlloi me armë zjarri 55-vjeçarin Çaush Saliasi. Ky i fundit mbeti fillimisht i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë pak kohë më pas në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:20, në dhomën e instruktazhit. Efektivët dyshohet se u konfliktuan për motive banale, megjithatë kjo mbetet ende për t’u sqaruar nga autoritetet përkatëse.

Çaush Saliasi mësohet se kishte mbi 20 vjet në polici, ndërsa autori Ludian Zaimi iu ishte bashkuar bluve rreth 1 vit e gjysmë më parë./tvklan.al