Efektivi dhe bashkëpunëtori arrestohen në Sarandë

Ky është momenti kur një efektiv policie dhe një bashkëpunëtor i tij arrestohen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Ata u ndaluan në ambientet e një lokali në qytetin e Sarandës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike kanabis sattiva tek persona të ndryshëm duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare.

Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, dy të ndaluarit shfrytëzonin lokalin për të kamufluar veprimtarinë antiligjore.

Nga kontrolli në ambientet e lokalit u gjetën rreth 100 doza kanabis, një armë zjarri pa leje e tipit TT, dy aparate celular, një automjet dhe shuma të ndryshme monetare, që dyshohet se janë përfituar nga shpërndarja e drogës.

Nga verifikimet rezulton se punonjësi i policisë është me detyre trup shërbimi në komisariatin e policisë kufitare në Sarandë. Bashkë me ndihmësin e tij, akuzohen për prodhim dhe shitje narkotikësh të kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit.

Klan News