Kërcënimet për ta mbyllur çështjen e rrëmbimit, rrahjes dhe përdhunimit te Xhisiola Malokut nga Rexhep Rraja, djali i deputetit të Krujës Rrahman Rraja, oficeri i policisë Emiljano Nuhu i tregoi në një intervistë në studion e Opinion.

Por momenti më i rëndësishëm dhe që ngërthen po aq pikëpyetje brenda vetes, është ai kur Emiljano Nuhu tregon se i është vënë pistoleta në kokë dhe prania e Taulant Ballës në atë zyrë.

Nuhu nuk mohoi se e gjithë historia e kërcënimit nga Rrajat është një inskenim për të përfituar azil politik. Vetë Taulant Balla tha se ditën kur polici ishte në Krujë, ai në të vërtetë ishte në Pogradec.

Tv Klan