Pasi ka përfunduar kontrolli i Policisë së Shtetit në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, policia shqiptare ka reaguar lidhur me deklaratat e zëdhënësit të MEK, ku pretendohet sipas deklarimeve të banorëve se një qytetar i kampit është vrarë dhe disa janë plagosur. 

Policia shqiptare në rrugë jo zyrtare i ka hedhur poshtë këto pretendime dhe bën me dije se një mashkull i moshës 60-70 vjeç ka ndërruar jetë në kamp si pasojë e një arresti kardiak. Policia shton se viktima është dërguar për ekpertizë mjekësore.

Sjellim në vëmendje se banorët e kampit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit janë konfliktuar me forcat e policisë për shkak të kontrolleve që u kryen me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Policia ushtroi kontrolle me urdhër gjykate nën dyshimet për terrorizëm dhe krime kibernetike.

Por banorët e kampit MEK nuk i kanë pritur mirë këto kontrolle të policisë me urdhër të GJKKO dhe janë përplasur me policinë.

Tensionet në kampin e muxhahedinëve vijojnë edhe pse policia po tërhiqet nga kampi./tvklan.al