VELLEZERIT_MEHILLIPolicia e Tiranës vendos të shperblejë me 10 mijë euro atë që do të japë informacion mbi vendodhjen e bashkëpuntorëve të Julian Sinanajt, të arratisur dhe të dyshuar si çelesi i një seriali të gjatë vrasjesh me pagesë.

Në një njoftim për shtyp, Drejtoria e Qarkut Tiranë, bën publike fotot e dy kushërinjëve nga Dukati i Vlorës, të shpallur në kërkim nga policia si personat që kanë të gjithë informacionin se kush i ka porositur vrasjet e kryera nga Sinanaj dhe N.Gj tashmë bashkëpuntorë të drejtesisë.

Në njoftimin e policisë thuhet se:  për çdo person që jep informacion të vlefshëm në drejtim të kapjes së Andon dhe Genis Mëhillaj, të akuzuar si organizatorët e këtij “Biznesi”,  përveç shpërblimit monetar do t`i ruhet edhe anonimati.

Genis Mëhillaj dhe Andon Mëhillaj janë shpallur në kërkim pasi gjykata e shkallës së parë për krime të rënda Tiranë ka vendosur masën “arrest me burg” për veprën penale “vepra me qëndrime terroriste”.

Dyshohet që Andon dhe Genis Mëhillaj të jenë larguar jashtë vendit në mënyrë ilegale. Edhe pse në sistemin TIMS dy të superkërkuarit nuk rezultojnë të kenë lëvizur jashtë vendit, porositësit e krimeve, sipas policisë mund të jenë të pajisur edhe me dokumente të tjera identifikimi ose mund të kenë lëvizur në rrugë tokësore

Organi i akuzës ka bërë me ‘faj’ policinë për dekonspirimin e operacionit çka iu dha mundësi dy kushërinjve Andon dhe Genis Mëhillaj të largohen në drejtim të paditur.