Një makinë e policisë ka aksidentuar një automjet që po transportonte drogë në qytetin e Sarandës. Sipas burimeve të ABC News, efektivët e policisë më herët kishin marrë informacion se një makinë, ku ndodheshin dy persona kishte drogë.

Mjeti po udhëtonte në rrugën nacionale pranë Bistricës. Policia gjatë ndjekjes e ka goditur makinën nga pas dhe ka ndaluar në flagrancë dy persona. Ende nuk ka të dhëna për sasinë e drogës që po transportonin dy të arrestuarit.

/abcnews.al