Policia e Shtetit i ka bërë apele të gjithë qytetarëve dhe organizatorëve që janë duke protestuar që të ruajnë qetësinë dhe të mos hedhin kapsolle në drejtim të efektivëve të policisë.

Apeli i Policisë së Shtetit:

“Ruani gjakftohtësinë. Ruani qetësinë. Mos hidhni kapsolla në drejtim te punonjësve të policisë. Mos u përplasni me punonjësit e policisë. Të nderuar organizatorë të protestës. Merrni masa të menjëhershme që protestuesit që kanë mbuluar fytyrën me shall e maska ose të zbulojnë fytyrën ose t’i largoni menjëherë nga protesta. Sipas ligjit për tubimet mbulimi i fytyrës dënohet deri në 6 muaj burg. Ju si organizatore të tubimit mbani përgjegjësi ligjore për mbarëvajtjen e tubimit./tvklan.al