Një 22-vjeçar me preceden të theksuar kriminal dhe krimeve ndaj personi është vënë në pranga.

Policia e Shkodrës njofton se ka arrestuar dhe “bashkëpunëtori e tij, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Po ashtu është sekuestruar dhe një sasi droge, e cila ishte bërë gati për shitje.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një person me rrezikshmëri shoqërore që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë kapur e vënë në pranga shtetasit:  B. Ç. 22 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër dhe I. S. 25 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve” e kryer në bashkëpunim”, njofton Policia.

Në gjendje të lirë është proceduar penalisht I. Ç., babai i B. Ç. Arrestimi këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e I. Ç., u gjetën 277 doza me lëndë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit u gjet një thikë me dorezë metalike. /tvklan.al