Policia me anë të një njoftimi zyrtar për mediat, bëri me dije se sot, me datë 28.03.2016, në orën 11.00, Partia Demokratike zhvilloi një protestë pa leje, tek parku i Liqenit Artificial Tiranë, me qëllim prishjen e rrethimit dhe të objektit në ndërtim “Kënd lojërash për fëmijë”, që po ndërtohet nga Bashkia Tiranë.

Strukturat e policisë së Drejtorisë Vendore Tiranë, kanë marrë djeni për këtë protestë pa leje dhe morën masa për sigurimin e rendit e të qetësisë.

Pjesëmarrësit në këtë protestë u grumbulluan përpara hyrjes së kantierit në ndërtim, dhe rreth orës 11.30, një grup deputetësh të Partisë Demokratike dhe konkretisht:

Edi Paloka, Flamur Noka, Genc Pollo, Albana Vokshi, Arben Ristani, Asllan Dogjani, Keltis Kruja, Gerd Bogdani, Gent Strazimiri, shoqëruar nga protestues të tjerë, me veprime të dhunshme, tentuan dhe çanë me forcë kordonin e Policisë Bashkiake dhe të Policisë së Shtetit të vendosur në mbështetje të Policisë Bashkiake, duke hyrë brenda rrethimit të kantierit në ndërtim të “Këndit të Lojërave për Fëmijë”.

Pjesa tjetër e protestuesve që ishin jashtë këtij rrethimi, vazhduan me veprime të dhunshme ndaj kordonit të policisë Bashkiake dhe të Policisë së Shtetit, duke kërkuar të bashkoheshin me pjesën e protestuesve dhe deputetëve që ndodheshin brenda rrethimit.

Nga dhuna e ushtruar nga protestuesit në këtë protestë pa leje, u dëmtuan dhe u dërguan për mjekim në Spitalin Ushtarak 3 punonjëse të Policisë Bashkiake, të cilat aktualisht vazhdojnë të marrin trajtim mjekësore:

1.L. S.

2. S. A.

3. D. K.

Në lidhje me veprimet e dhunshme ndaj  personave që ushtruan forcë dhe dhunë fizike, ndaj punonjësve te policisë bashkiake dhe të policisë  Shtetit, nga specialistët e hetimit krimeve Komisariatit Nr 1, janë arrestuar ne flagrancë 13 shtetas:

1. Grigels Muçollari

2. Indrit Hoxha

3. Erjon  Dizdari

4. Franci  Doka

5. Gerald Metko

6. Silvio Sheme

7. Jurgen Kupi

8. Soven Sheme

9. Arlind Kajo

10. Klejdi Kalaja

11. Ndriçim Babasi

12. Behar Hasa

13. Tonin Kolthi

Personat janë arrestuar për veprat penale “Organizimi dhe në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 262, 150, 235 dhe 274 të Kodit Penal./tvklan.al