Policia e Vlorës ka arrestuar paraditen e kësaj të diele dy të rinj, 25 dhe 34 vjeç.

Burime nga policia bëjnë me dije se është ndaluar shtetasi me inicialet D.M., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte i shpallur në kërkim.

Këtë të fundit, Gjykata e Vlorës i kishte dhënë masën arrest me burg për veprën penale të “kundërshtimit të punonjësve të policisë”.

Ndërsa shtetasi M.Y., 38 vjeç, banues në Vlorë, është arrestuar pasi është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë banesën e shtetases B.A në lagjen “Bashkimi” të Vlorës.

B.A dyshohet të jetë autorë i 5 vjedhjeve të tjera për të cilat Policia po punon për dokumentimin e plotë të tyre. /Tvklan.al