Në pranga dhe 1 person tjetër, u sekuestrohen 40 mijë Lekë

Ky është momenti i arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Siç mund të shihet nga pamjet filmike të një kamera sigurie, ai ka qenë nën shoqërinë e disa personave të tjerë në momentin që uniformat blu e kanë vënë në pranga.

Arrestimi i Fredi Belerit është kryer me urdhër të Prokurorisë së Vlorës, e cila, siç rezulton nga ky dokument, sqaron se veprimet jane kryer në kuadër të një procedimi të regjistruar disa ditë më parë në bazë të referimit të bërë nga Policia e Vlorës.

“Më datë 08.05.2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka regjistruar procedimin penal nr. 489, mbi bazën e referimit të bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Janë orfruar informacione në lidhje me disa shtetas të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të shit-blerjes së votës, për zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023, në qytetin e Himarës dhe në fshatrat që janë pjesë e Bashkisë Himarë”.

Ne operacionin e koduar me emrin Matrix, në pranga u vu dhe Pandeli Kokoneshi, gjithashtu i akuzuar për veprën penale “korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Pas arrestimit të tyre policia sekuestroi dhe një shumë parash.

“Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shumë monetare prej 40 000 lekësh të rinj”.

Në polici janë shoqëruar dhe personat që u janë ofruar paratë për të shitur votën, siç e pohuan ata vetë pas dhënies së dëshmisë.

Ishte Beleri dhe na tha do t’ju japim lekë. Unë nuk dua lekë i thashë. 100 mijë Lekë tha”.

“100 mijë lekë njëri 100 mijë lekë tjetri që të votojmë. Jemi 3 veta, unë, vjehrra dhe burri”.

Arrestimi i Fredi Belerit vjen 48 orë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore të 14 Majit, ku 51-vjeçari garon përballë kryetarit aktual të bashkisë, Gjergji Goro, i cili kërkon një mandat tretë.

Fredi Beleri u bë pjesë e debatit politik në mesjave edhe për shkak të një deklarate që bëri gjatë një interviste për gazetën greke ‘Protothema’, në të cilën ai përmendi një plan për helenizimin e Himarës, çka ai e mohoi më vonë.

Tv Klan